Vrasësi i dënuar me burg të përjetshëm u gjet në tavanin e burgut “Idrizovë”

Shtetasi nga Shqipëria A.D., i cili ia kishte dalë që mbrëmë të dilte nga qelia ku ka qenë duke e vuajtur dënimin me burg të përjetshëm, është gjetur sot në mëngjes në tavanin e burgut “Idrizovë”.

Bëhet fjalë për një shtetas të Shqipërisë, i cili para pak kohe është dënuar me burg të përjetshëm për grabitje dhe vrasje.

Ky person kishte qenë i pranishëm në numërimin mbrëmë, por nuk kishte qenë i pranishëm sot në numërimin në orën 8 të mëngjesit. Pas një ore e gjysmë i arratisuri nga qelia është gjetur.

MPB e korrigjoi deklaratën, e cila fillimisht ishte se këtë mëngjes, nga burgu më i madh, ishte arratisur një i burgosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button