fbpx

Jeta e re e Harry dhe Meghan në Kanada: edhe shtëpia e re, një ‘burg i artë’?

Kanë kaluar vetëm disa javë që kur Harry dhe Meghan çuditën botën duke njoftuar “divorcin” nga familja mbretërore. Disa ditë më parë, pas samitit të Sandringham me Mbretëreshën Elizabeth, Charles dhe William, Harry, Meghan dhe Archie i vogël u nisën në Kanada, shkruan Class.

Tani familja mund të shijojë jetën që ka dashur gjithmonë. Por, si i kalojnë saktësisht ditët ata të tre? Pas fotove të para jozyrtare të Meghan duke buzëqeshur e duke shëtitur me qentë dhe Archie në krah, një lajm i ri konfirmon se Harry dhe gruaja e tij – të cilët kanë humbur titujt e vërtetë – po kalojnë një jetë shumë paqësore dhe pak mbretërore.

Të dy kalojnë shumë kohë në vilën 14 milionëdollarëshe që David Foster dhe Katherine McPhee ua kishin “huazuar” për të kaluar gjashtë javët e pushimit të Krishtlindjeve.

.

Një shtëpi luksoze në bregdetin e ishullit Vancouver me pesë dhoma gjumi, tetë banjo, një vilë dhe dy plazhe private. “Ditët e tyre janë të qeta, tërësisht të qeta,”- tha një burim për People. “Ata bëjnë joga, shëtitin me Archie dhe qentë e tyre, por Meghan i pëlqen shumë edhe të gatuajë.

.

Në fakt, “Harry është parë ndonjëherë duke blerë ushqime larg dyqaneve lokale”. Sapo moti të jetë më i ngrohtë, Meghan planifikon të krijojë një kopsht organik, në vazhdën e atij të krijuar nga Michelle Obama në Shtëpinë e Bardhë. Ish-aktorja, për më tepër, ka qenë gjithmonë e ndërgjegjshme për shëndetin dhe dëshiron që ushqimi i djalit të saj të jetë sa më natyral.

.

Megjithatë, përtej të gjithë kësaj qetësie që serviret në pamje të parë, duket se çifti mbretëror, as në Kanada nuk po gjen qetësinë që donte. Arsyeja është se edhe atje përndiqen nga mediat, sikundër edhe në Britani. People shkruan se shtëpia e re, gati është kthyer në një “burg të artë”, pas të cilit, Harry dhe Meghan janë fshehur për të gjetur qetësinë. Kjo e fundit ishte një prej arsyeve më të forta, siç thanë ata, që i bëri të heqin dorë nga mbretëria, por, nga gjasat, duket ende larg…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button