Në këtë 100-vjetor edhe Google vishet kuq e zi

Pas nënshkrimit të peticionit për përvjetorin e Pavarësisë, në këtë 100-vjetor të pavarësisë edhe Google ka ndryshuar logon në kuq e zi. Pas nënshkrimit të peticionit për përvjetorin e Pavarësisë në datën 28 nëntor, ora 00:00 Google ka ndryshuar logon e tij me një grafikë të veçantë .

Në qendër të faqes është vendosur flamuri shqiptar kuqezi ndërsa e njëjta emblem del sërish edhe nëse kërkon diçka në google. Google e ka në praktikën e saj ndryshimin e faqes së saj dhe të gërmave të logos varësisht nga festat e ndryshme dhe aktiviteteteve ndërkombëtare.

Peticioni është nënshkruar nga mbi 75 mije shqiptarë që jetojnë në trojet e tyre dhe ata që jetojnë e punojnë në vende të tjera, por dhe shokë e miq të tyre, si dhe dashamirës të Shqipërisë në këtë 100 vjetor. Por për momentin, ndryshimi i Google është vetëm për përdoruesit nga Shqipëria. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button