Thaçi e falënderoi Trumpin për vëmendjen kushtuar Kosovës: Bashkë do të arrijmë marrëveshjen me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar homologun e tij amerikan, Donald Trump, për vëmendjen që ai po ka ndaj Kosovës.

Ai gjithashtu ka rilavdëruar punën e të Dërguarit Special të Trump, Richard Grenell, ndaj Kosovës, njofton Klan Kosova.

“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që i keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan.

Nën udhëheqjen tuaj dhe punët e shkëlqyera të Richard Grenell, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj për mua vitin e kaluar”, ka shkruar Thaçi në Twitter.

Në këtë letër që Trump i shkroi Thaçit vitin e kaluar, ndër të tjera ka kërkuar nga presidenti kosovar dhe liderët e Kosovës që të shfrytëzonin “momentin unik, që të flasin me një zë, me qëllim të arritjes së marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë”.

“Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër për marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë”, thuhej në letrën e Trump drejtuar Thaçit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button