Kurti: Është urgjente një politikë unike e jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se janë duke punuar që reciprociteti të zëvendësojë taksën 100% ndaj mallrave serbe.

Këtë, Kurti ka thënë se do ta bëjnë për një periudhë kohore sa më shpejtë që të munden, por duke theksuar se nuk duan as të vonohen e as të ngutën në këtë çështje.Shefi i ekzekutivit ka thënë se duhet koordinuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi që Kosova të ketë një politikë unike në arenën ndërkombëtare.Këto deklarata Kurti i bëri sot pasi ngushëlloi familjen e Nexhmije Pagarushës.

“Ne po i bëjmë të gjitha përgatitjet e duhura në mënyrë që reciprociteti të zëvendësojë tarifën 100, dhe këtë do ta bëjmë për aq shpejtë sa mund të mbërrijmë. Nuk duam as të vonohemi, as të ngutem”, tha ai.Kur u pyet për deklaratat e presidentit Thaçi i cili ka thënë se do të rikandidojë për president, Albin Kurti ka thënë se për shtetin nuk është e rëndësishme se kush cilin post do të mbajë por është urgjente që vendi të ketë një politike unike në arenën ndërkombëtare, transmeton Top Channel.

“Tash është urgjente që në të kemi një politikë unike të jashtme në arenën ndërkombëtare që të mos vazhdohet me mënyrën e këtyre dy apo tri viteve të fundit dhe Qeveria e Kosovës, unë si kryeministër i ri, duam dhe duhet të koordinohemi edhe me presidentin aktual të Republikës, në mënyrë që të mos kemi në politikën e jashtme një kakofoni e cila me siguri që bëhet e dëmshme edhe jashtë vendit edhe brenda vendit. Besoj që kjo është sot detyra më e rëndësishme për shtetin tonë dhe jo atë se kush ku do të jetë pas disa muajsh apo viti”, tha Kurti.

Gjithashtu, Kurti ka thënë se ministri i Financave është duke punuar intensivisht për të përgatitur projektligjin për buxhetin 2020 në mënyrë që të bëjnë më të mirën e mundshme dhe që është më e dobishmja pa përjashtuar askënd.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button