Zaev e inspektoi ndërtimin e sistemit të kanalizimit në Haraçinë

Është bërë shumë punë në Haraçinë. ajo që për momentin punohet është dokumentacioni i projektuar teknik për shpimin e tre pusetave në Grushinë, Orllancë dhe në Mojancë. Dy pusetat janë me thellësi prej 90 metrave dhe 56 metrave, me çka do të sigurohen sasi të përhershme të ujit për pirje për këto vende të banuara. Në Orllancë tani më është bërë edhe bazeni ku duhet të derdhen këto burime. Me këtë në mënyrë të përhershme e sigurojmë ujin për pirje.

Këtë e deklaroi kryetari i LSDM-së Zoran Zaev, i cili së bashku me kryeministrin Oliver Spasovski, nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, sot e inspektuan ndërtimin e sistemit të kanalizimit në Komunën e Haraçinës.

“Dua t’i përshëndes qytetarët e Haraçinës të cilët sot janë me ne për ta ndarë gëzimin e kryerjes së një pritje të madhe dhe të rëndësishme, që është premtuar nga të gjithë ne në kohë dhe në periudhë kur të gjithë kanë folur për federalizim dhe kantonizimin, dolën qytetarët e Haraçinës dhe thanë se neve na duhet kanalizim. Dhe ajo simbolikë mbeti, sipas meje një nga simbolikat më të rëndësishme të bashkimit tonë duke e bërë konceptin ‘Një shoqëri për të gjithë’”, ka thënë Zaev, transmeton MIA.

Sipas tij, projekti – sistem i kanalizimit në Komunën e Haraçinës është në vlerë prej 1,7 milionë euro së bashku me mbikëqyrjen ose vetë projekti është jo më pak se 90 milionë denarë, mjete të siguruara nga buxheti i RMV-së. Vetë projekti, theksoi Zaev është 10 kilometra me 30 për qind të kryera, me rrjetin e kanalizimit  do të kompletohet tërë kanalizimi.

“Ai është në realizim të 10 krahëve në fshatit Haraçinë”, potencoi Zaev,

Ai shprehu kënaqësi që komuna ka bërë shumë në këto dy vite, lidhur me përpunimin e dokumentacionit projektues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button