Lavrov në bisedime me presidentin e Venezuelës pas paralajmërimeve për sanksione nga SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po qëndron në Venezuelë për të shfaqur përkrahjen ndaj liderit Nicolas Maduro, derisa Moska po tenton ta shtyjë përpara shtetin e Amerikës jugore në një periudhë të kolapsit ekonomik dhe kërcënimeve për sanksione të reja nga SHBA-ja.

Vizita e Lavrovit më 7 shkurt, vjen pas sygjerimeve të Departamentit amerikan të Shtetit se Uashingtoni mund të zgjerojë sanksionet ndaj Venezuelës duke përfshirë kompanitë rusë të naftës që janë në përkrahje të Maduros.

Duke diskutuar në një konferencë të përbashkët në Karakas, Lavrov u zotua se do të shtyjë përpara tregtinë e përbashkët si dhe do të rris bashkëpunimin në energji, mjekësi dhe sektorin e bujqësisë, transmeton REL.

Ditë më parë, presidenti amerikan, Donald Trump, ka pritur në Shtëpinë e Bardhë liderin opozitar, Juan Guaido. Guaido konsiderohet president i Venezuelës nga të paktën pesë shtete.

Gjatë vizitës së Guaidos, Trump kishte ritheksuar përkushtimin e administratës për të ndalur korrupsionin dhe diktaturën e Nicolas Maduros.

Ndryshe, ekonomia e Venezuelës ka shënuar rënie të madhe, me inflacion afro 10,000 për qind. Sipas Kombeve të Bashkuara, miliona banorë janë larguar nga vendi, në kërkim të ushqimit dhe punësimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button