“Tramvaji i shpejtë në rrota” në Shkup ngeci në reagimin e ngadalshëm për financim të projektit

“Tramvaji në rrota” (sistemi i shpejtë i autobusëve – BRT) në Shkup, u paralajmërua me pompozitet në fillim të dhjetorit njoftoi se do të marrë mbështetjen e qeverisë për të gjetur fonde, megjithatë deri tani ende nuk ka asnjë informacion se çfarë hapash janë ndërmarrë për realizimin e tij. Ka më shumë se tre javë që Ministria e financave nuk i është përgjigjur pyetjeve të “Meta.mk” për atë se deri ku është procedura e aplikimit për mjete në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në funksion të financimit të sistemit të shpejtë të autobusëve, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Qeveria në seancën e 3 dhjetorit të vitit 2019 e ngarkoi Ministrinë e financave që të fillojë procesin duke dërguar një letër me qëllime te BERZH për mbështetje të studimit të fizibilitetit dhe opsionet e mundshme për financimin e sistemit të shpejtë të autobusëve. Edhe pse “Meta.mk” i ka dërguar pyetjet Ministrisë së financave tri herë lidhur me këtë projekt, përgjigje ende nuk ka.

Qyteti i Shkupit thotë se ata i kanë realizuar të gjitha procedurat që duhet të kryhen prej tyre, për realizim të projektit për të ngritur sistem të shpejtë të autobusëve. Ata nuk mund të flasin për afate specifike për atë se kur transporti publik alternativ do të lëshohej në funksion, pasi vendimet për këtë projekt merren jashtë institucionit të tyre.

“Veç kësaj, do të pasojë më tepër procedura, të cilat duhet të realizohen (miratimi nga BERZH, harmonizimi i kushteve), që në fund kjo huazim, në formën e një ligji të veçantë për huazimin, duhet të miratohet nga Parlamenti”, thonë ata për “Meta” .mk” nga Qyteti i Shkupit.

“Planin strategjik të Qytetit të Shkupit për periudhën 2020-2022” theksohet se në vitin 2022 do të fillojë zbatimi i sistemit të autobusëve të shpejtë, për të cilin do të duhen 182 milion euro. Megjithatë, edhe në këtë dokument strategjik nuk ka afate të sakta se kur do të fillojë ndërtimi dhe brenda çfarë periudhe kohore mund të vihet në funksion i ashtuquajturi sistem “metro me autobus”.

Sistemi i shpejtë i autobusëve është planifikuar të futet si zëvendësim i idesë aktuale për ndërtim të tramvajit në Shkup. Dy linjat e planifikuara janë “lindje-perëndim” nga Lisiçe e re deri në Gjorçe Petrov dhe “veri-jug” nga Buteli në Kisella Vodë. Në vend të ndërtimit të binareve përgjatë bulevardeve, është paraparë që “tramvaji në rrota” të qarkullojë përgjatë një bulevardi të ndarë fizikisht. Për qarkullimin e autobusëve të këtillë do të merret nga një korsi në secilin drejtim ku do të qarkullojnë këto linja.

Ekspertët tashmë kanë reaguar se për hartimin e studimit të fizibilitetit, dokumentacionin i projektit dhe gjetjen e fondeve do të nevojiten të paktën tre vjet, nëse autoritetet punojnë me përkushtim.

“Edhe të kishte studim të fizibilitetit të gatshëm si dhe projekt të trafikut dhe ai kryesori si dhe para të siguruara, realizimi do të përfshinte punë të gjera në terren – rikonstruktim të të gjithë udhëkryqeve përgjatë rrugës, ndryshimin e profilit të rrugëve, përcaktimin e stacioneve, përshtatje dhe testim të programeve për menaxhim të trafikut, etj.”, vuri në pah profesori universitar Nikolla Krstanoski duke iu përgjigjur pyetjeve të “Meta.mk” në dhjetor të vitit të kaluar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button