Refuzonin të dalin nga shtëpia, në Kinë familja e dyshuar me koronvirus merret zvarrë

Autoritetet kineze po akuzohen për dhunë ndaj të prekurve dhe të izoluarve në karantina nga koronavirusi.

Një video e shpërndarë së fundmi po bëhet virale në rrjet ndërsa në të shihen autoritetet kineze teksa nxjerrin me dhunë një familje jashtë banesës së tyre, transmeton Top Channel.

Kjo familje dyshohet se është e prekur me koronavirus ndërsa fillimisht nuk pranojnë të dalin nga banesa. Pas refuzimit autoritetet kineze ndërhyjnë duke i marrë me forcë.

Ndërkohë numri i personave të vdekur ka shkuar në 724 ndërsa ky numër pritet të ndryshojë nga ora në ora për shkak të simptomave tepër të rënda që shkakton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button