Një shtetas i Maqedonisë e ka humbur jetën në Itali

Një shtetas i Maqedonisë së Veriut me punë të përkohshme në Itali ka humbur jetën ndërkohë që po udhëtonte për në punën.

Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur në rrugën Kostilole në provincën e Astit, kur burri 48-vjeçar ka humbur drejtimin e automjetit dhe është përplasur me murin e një shtëpie. Policia tha se nuk bëhet fjalë për shpejtësi të madhe, pasi makina e tipit “Fiat Stilo” nuk ka frenuar dhe se për këtë nuk janë zbuluar gjurmë.

Trupi i tij i pajetë është gjetur jashtë makinës dhe supozohet se ai ka dalë vet nga makina dhe më pas ka ndërruar jetë, mirëpo policia italiane po vijon hetimet. Deri tani nuk bëhet i ditur identiteti i tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button