Antarktida regjistron ditën më të nxehtë teksa temperatura shënon 18.3 gradë Celsius

Temperaturat në Antarktidë kanë shënuar rekordin e ri për ditën më të nxehtë, teksa temperatura ditën e enjte është regjistruar 18.3 gradë Celsius, shkruan Euronews, transmeton Portalb.mk.

Rekordi i ri është regjistruar gjatë mesditës në stacionit e kërkimeve Esperanca, ka njoftuar në Twitter agjencia meteorologjike e Argjentinës.

Stacioni i kërkimeve ndodhet në skajin më veriore të polit, rreth 1.100 kilometra larg qytetit argjentinas, Ushuaia

Kjo është dhe temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë, që nga viti 1961 kur nisën për herë të parë matjet, duke mundur rekordin e mëparshëm prej 17.5 gradësh Celsius në mars të 2015-s.

Agjencia gjithashtu zbuloi se temperaturat në bazën Marambio, e cila ndodhet rreth 150 kilometra në juglindje të Esperancës, është rritur në nivele maksimale për periudhën e shkurtit që nga viti 1971, duke kapur temperaturën 14.1 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë e regjistruar më parë, 13.8 gradë Celsius, është vërejtur më 23 shkurt 2013.

Një studim i publikuar në verë të vitit 2019 zbuloi se nivelit e akujve në det në Antarktidë kanë rënë ndjeshëm që nga 2014 dhe se poli i jugut në 4 vjet ka humbur po aq akull sa gjithë Arktiku në 34 vjet.

Sipas Organizatës Botërore Meteorologjike, Gadishulli Antarktikut, i përkufizuar si skaji veriperëndimor i Amerikës së Jugut, është një ndër rajonet që po ngrohen më shpejt në gjithë planetin, me temperatura që rriten me pothuajse 3 gradë Celsius në 50 vitet e fundit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button