Kasami: Thirrja për koalicion trepalësh nuk ishte e sinqertë, të takohemi të tre liderët (VIDEO)

Të gjitha lojërat e Ziadin Selës si thirrjet publike, taktizimet disa mujore si dhe tentimi për nënçmimin e Lëvizjes BESA u dëshmua me njoftimin e djeshëm të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (ASH) në lidhje me koalicionin dypalësh, kështu u shpreh sot Bilal Kasami në një konferencë për shtyp ku në mes të tjerash ende e la të hapur mundësinë e koalicionit trepalësh, shkruan Portalb.mk.

Thirrjet publike për koalicion trepalësh të kryetarit të Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Selës, për kryetarin e Lëvizjes BESA nuk kanë qenë të sinqerta, por thjeshtë taktizime politike, ngaqë siç thotë ai, koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës është arritur disa muaj më parë.

“’Dje përfundimisht kuptuam një të vërtetë që muaj më parë e kemi ditur, lojërat e filluara përmes thirrjeve publike, taktizimeve disa mujore dhe tentimit për të nënçmuar Lëvizjen BESA, u dëshmuan me njoftimin e djeshëm të Ziadin Selës. Në gjithë këtë proces kemi qenë të përmbajtur nga çdo lloj shpifjeje dhe fabrikimi që kanë tentuar të na m’veshin, po tash kur gjithçka ka marrë një epilog e kemi patjetër ta themi se gjitha informacionet tona që i kemi pasur, koalicioni në mes Ziadin Selës dhe Alternativës është arritur shumë më herët. Thirrjet për një koalicion trepalësh ishin pjesë e taktizimevde të tyre” tha Bilall Kasami.

Në pyetjen e gazetarëve se a është ende e hapur mundësia për bashkimin e tre partive, respektivisht Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe Lëvizjes BESA, Kasami e la të hapur këtë mundësi edhe pse sipas tij, partitë e lartë përmendura kanë ndërmarrë një hap të gabuar.

“Ne presim edhe më tutje që Aleanca për Shqiptarët të qëndroje në fjalën e dhënë që në fillim, që të ulemi të tre subjektet politike dhe të diskutojmë si të barabartë modalitetet e mundshme të një bashkëpunimi. Se a ka ende mundësi të bashkohemi, duhet të përgjigjet pala tjetër ngaqë ata morën një hap të gabuar, ne si Lëvizje BESA nuk kemi ndërmarrë ndonjë hap të tillë. Ne vazhdojmë me aktivitetet tona opozitare, sigurisht që atë që e kërkon votuesi opozitar ne asnjëherë nuk do ta dëshpërojmë dhe ne jemi të gatshëm të tejkalojmë vetveten edhe pse vlerësojmë se kanë bërë një hap të gabuar, jemi të gatshëm edhe më tutje të ulemi mbi parimet e një partneriteti të plotë që të bisedojmë për ndonjë bashkëpunim eventual parazgjedhor” theksoi Bilall Kasami.

Ndryshe, Lëvizja BESA aktualisht është duke e mbajtur mbledhjen e rregullt të kuvendit qendror ku në mes të tjerash do të diskutohet edhe për veprimet e mëtutjeshme të kësaj partie në lidhje me mundësitë e koalicionimeve parazgjedhore me ndonjë nga partitë politike. Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut do të mbahen me datë 12 prill, deri më tani është zyrtarizuar vetëm koalicioni në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës kurse nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) janë shprehur se do të dalin të vetme në zgjedhje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button