Maqedonia e Veriut vendi më i kërkuar në Google lidhur me çmimin Oscar

Maqedonia e Veriut është ndër vendet më të kërkuara në Google, lidhur me çmimet Oscar, pas nominimit të filmit “Honeyland” për këtë çmim, shkruan Koha.net, transmeton Portalb.mk.

Kjo është konfirmuar nga “Google trends” në Twitter, në të cilën thonë se Maqedonia e Veriut është në mesin e vendeve më të kërkuara. “Maqedonia e Veriut, vendi i filmit Honeyland të nominuar për çmimin Oscar, është vendi më i kërkuar në botë, lidhur me kërkimet për këtë çmim për momentin”, thuhet në postimin e Google Trends në Twitter, transmeton Koha Jonë.

Filmi dokumentar “Honeyland” është nominuar në dy kategori: për dokumentarin më të mirë dhe filmin më të mirë të huaj. Kjo është hera e parë që një film nga Maqedonia të nominohet në dy kategori për çmimin Oscar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button