Qindra njerëz protestuan kundër ligjit për bashkësitë fetare në Mal të Zi

Vijojnë protestat në Mal të Zi. Me qindra  njerëz u mblodhën para katedrales në Podgorica, për të protestuar kundër ligji të ri për bashkësitë fetare. Ligji për lirinë e besimit dhe statusin juridik të bashkësive fetare në Mal të Zi parashikon shtetëzimin e pronave për të cilat Kisha nuk mund të dëshmojë se i përkisnin asaj para 1918, shkruan EuroNews, transmeton Portalb.mk.

Deri në atë datë, Mali i Zi nuk ishte shtet i pavarur dhe ishte pjesë e mbretërisë serbo-kroate-sllovene.

Një masë kjo e konsideruar e  papranueshme nga bashkësia fetare serbe. Shumica e banorëve të vendit të vogël janë ortodoksë, por njohin autoritetin e Kishës Serbe.

 “ Unë shpresoj se ka mjaft njerëz të zgjuar  sot në Mal të Zi, kam frikë se kjo nuk do të përhapet në diçka shumë më serioze. Ekziston një numër me të vërtetë i madh i njerëzve që janë në rrugë duke protestuar dhe unë mendoj se qeveria do të ketë një kohë e vështirë për të kontrolluar këtë situatë nëse ata vazhdojnë të injorojnë zërat e njerëzve të tyre”-  tha protestuesi Branko Vukoviç.

Për momentin, qeveria po përjashton të përmbushë kërkesat  dhe asnjë kompromis nuk duket i mundur. Por gjërat mund të riorganizohen shpejt nëse mosmarrëveshja vijon të zgjasë ndërsa zgjedhjet legjislative janë caktuar për vjeshtën e vitit 2020.

“Kjo do të zgjasë deri në fitoren tonë dhe deri në fitoren e madhe. Gjithashtu, siç u tha më parë kjo protestë do të zgjasë deri në fitoren e Krishtit. Kjo është ajo që po ndodh në Mal të Zi – fitorja e Jezu Krishtit. Kjo duhet të kuptohet nga ata që janë në pushtet në Mal të Zi”-  theksoi Amfilohije Radoviç, kreu i Kishës Ortodokse  serbe në Mal të Zi.

Kisha Ortodokse Serbe pretendon se ligji do t’i heqë pronën, duke përfshirë dhjetëra manastire mesjetare dhe kisha. Ndërsa protestat vijojnë të zhvillohen në disa qytete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button