Nuk i kthehet pasaporta Kamçevit, përkundër milionave si garant

Jordan Kamçev, i dyshuari në rastin “Perandoria” nuk do të marrë pasaportën, kështu vendosi Gjykata e Apelit, transmeton Portalb.mk.

Ai kishte propozuar zëvendësimin e masës së kujdesit me garanci, por këtë kërkesë para Apelit, e kishte refuzuar edhe gjykata e shkallës së parë.

“Gjykata e Apelit mori vendim me të cilën ankesa e të dyshuarit J.K. nga Shkupi, e deklaruar përmes avokatit të tij e refuzoi si të pabazë, ndërsa vendimin e shkallës së parë, me të cilën është refuzuar propozimi i të dyshuarit për zëvendësim të masës së kujdesit me garanci, e konfirmoi, kumtoi Apeli.

Ndryshe, biznesmeni Orce Kamçev, i dyshuar në hetimin “Perandoria” në janar i ka ofruar garancion 2,2 milionë euro që t’i kthehet pasaporta e rregullt e Maqedonisë së Veriut nga Gjykata Themelore e Shkupit, ku i është deponuar edhe pasaporta bullgare.

Në rastin “Perandoria” të dyshuar janë Jordan Kamçev, Sasho Mijallkov, Nenad Josifoviq, Cvetan Pandeleski, Ratka Kunoska – Kamçeva, Hristina Kamçeva – Stojçeska, Zorica Arsovski, Liljana Gajdovska, Vlladisllav Stajkoviq, Todor Mirçevski, Dejan Janev, Vançe Mijallçec dhe Jovançe Taskovski.

Nga ana tjetër, Kamçevi është njëri nga iniciuesit kryesor të nisjes së hetimit të rastit “Reket”, pasi sipas deklaratave të vetë denoncuesit të rastit, kryeministrit Zoran Zaev ka qenë Kamçevi ai i cili është ankuar për reketim. Reketimi dyshohet të jetë bërë nëpërmjet Katica Janevës, në atë kohë kryeprokurore e Prokurorisë Speciale Publike, e cila udhëhiqte me lëndën “Perandoria”.

Edhe pse kishte të dhëna se “Perandoria” është dëmtuar për shkak të përpjekjes së Janevës që i njëjti të ndalojë, sepse në “Reket” nisi hetimi ndaj saj, sërish rasti është duke u vazhduar, sepse sipas hetimit, përpjekja e Janevës për ta liruar Kamçevin ishte e pasuksesshme.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button