Boki 13 përsëri kërkoi ndryshim të paraburgimit për shkaqe shëndetësore

Sasho Dukovski, avokati i Bojan Jovanovskit – Boki 13 sqaroi se është rikërkuar për ndryshim të masës së paraburgimit në kushte shtëpiake, për arsye shëndetësore,transmeton Portalb.mk.

“Ne kemi paraqitur kërkesë të re në Këshillin Penal të Gjykatës Themelore – Shkup për të shqyrtuar ekzistencën e rrethanave për ndalimin e mëtutjeshëm të të akuzuarit në paraburgim efektiv”, deklaroi Dukovski.

Ai theksoi se raporti i fundit mjekësor i 4 shkurtit është argument për heqjen e paraburgimit. Sipas tij, regjimi higjienik-dietik është sugjeruar nga shumë institucione të larta mjekësore.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.

Boki 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.

Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.

Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button