Rusi, mbi 200 dëshmitarë të Jehovait në listën e zezë

Autoritetet ruse kanë shtuar mbi 200 “dëshmitarë të Jehovait” në listën e ekstremistëve dhe terroristëve, tha organizata në një deklaratë të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Masa e fundit është një goditje ndaj grupit fetar me çka në mënyrë efektive i largon besimtarët nga sistemi financiar i vendit, pasi të qenit në listë çon në ngrirjen e llogarive bankare të një personi dhe në kufizime të mëdha për çdo transaksion financiar.

Rusia zyrtarisht ndaloi “dëshmitarët e Jehovait” në 2017 dhe e shpalli grupin organizatë ekstremiste. Kremlini në mënyrë aktive ka zbatuar ligje të paqarta të ekstremizmit për të goditur aktivistët e opozitës dhe pakicat fetare.

Që nga ajo kohë, qindra anëtarë u nënshtruan sulmeve, arrestimeve dhe ndjekjeve penale. Njëzet e katër anëtarë të organizatës janë dënuar, nëntë prej të cilëve janë dënuar me burg, dhe më shumë se 300 njerëz aktualisht janë nën hetime penale.

Shumica e besimtarëve të listës së zezë nuk janë dënuar ende, por janë nën hetime, thanë dëshmitarët e Jehovait.

Jarrod Lopes, zëdhënësi i selisë botërore të dëshmitarëve të Jehovait në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha të premten se autoritetet ruse “duke shpifur për dëshmitarët e Jehovait, i dëmton ata nga kujdesi për nevojat e tyre themelore”.

“Është e qartë, se Rusia ka rikthyer në mënyrë efektive periudhën e saj më të errët të historisë duke përndjekur pa mëshirë dëshmitarët e Jehovait, siç bënë edhe paraardhësit e tyre intolerantë Sovjetikë”, tha Lopes.

Regjistri, i disponueshëm në faqen e internetit të “Rosfinmonitoring”, agjencia e inteligjencës financiare e Rusisë, aktualisht përmban më shumë se 9,500 emra. Aty nuk tregohet lidhja e një personi me ndonjë organizatë. Associated Press ishte në gjendje të identifikonte rreth 25 dëshmitarë të Jehovait në listë.

Përndjekjet ndaj anëtarëve të grupit vazhdojnë përkundër premtimit të presidenti rus Vladimir Putin për të shqyrtuar “këtë marrëzi të plotë”.

“Dëshmitarët e Jehovait janë të krishterë gjithashtu, kështu që unë nuk e kuptoj pse përndiqen ata”, tha Putin në një takim me Këshillin Presidencial për të Drejtat e Njeriut në vitin 2018.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button