Grenell-Veselit: SHBA-ja po e kërkon heqjen e taksës, Kurti ka të drejtë

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, Richard Grenell, ka reaguar ndaj deklaratave të djeshme të kreut të PDK-së, Kadri Veseli, i cili kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të mos e largojë taksën.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell ka shkruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e kërkojnë heqjen e taksës, duke shtuar se Kurti ka të drejtë në këtë çështje.

“Kadri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkojnë Kosovës heqjen e taksës 100 %. Po e dëmton Kosovën dhe po pengon bizneset të krijojnë vende të reja të punës. Albini ka të drejtë këtu”, ka shkruar Grenell, transmeton Koha.net.

Ai tutje ka shkruar se është i shqetësuar me ngutinë e tepruar të Kurtit për t’i përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për ta rehatuar Listën Serbe.

Veseli, ka thënë se heqja e taksës do të dëmtonte më tej Kosovën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button