fbpx

Pendarovski në takim me KSHPK-në: Është i domosdoshëm trajtim sistematik me korrupsionin

Presidenti, Stevo Pendarovski sot realizoi takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit të udhëhequr nga kryetarja e komisionit, Biljana Ivanovska.

Ata e informuan Pendarovskin për punën e tyre aktuale aktivitetet gjatë procesit të ardhshëm zgjedhor, si dhe për Strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konflikteve të interesit (2020-2024) që duhet të miratohet nga Parlamenti.

Pendarovski vlerësoi se strategjia është bazë e mirë për tejkalimin e problemeve me përparësi që gjenerojnë rrezik të lartë të korrupsionit dhe shfaqi shpresë se zbatimi do të jetë transparent, gjegjësisht, opinioni do të jetë vazhdimisht i informuar për masat dhe aktivitetet e marra. Ai gjithashtu bëri thirrje për miratim sa më të shpejtë në Parlament, transmeton MIA.

Sipas Pendarovskit, është i domosdoshëm trajtim sistematik me korrupsionin dhe krijim i një sistemi të vlefshëm demokratik i cili do të jetë në përputhje me standardet dhe kriteret evropiane, për të cilën, siç theksoi ai, është i nevojshëm vullnet qartë i shprehur prej të gjithë aktorëve politikë në vend. Sigurimi i transparencës dhe koordinimi efektiv dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, sipas Pendarovskit, do të kontribuojë në uljen e korrupsionit dhe konsolidimin e demokracisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button