Spasovski: Ligji për Prokurorinë mund të miratohet deri në shpërbërjen e Kuvendit

Ende jam optimist se do të mbizotëroj vetëdija tek subjektet politike dhe tek deputetët dhe vlerësoj se ka hapësirë që të gjendet një zgjidhje që përbërja aktuale parlamentare ta miratoj Ligjin për Prokurorinë Publike, tha sot kryeministri Oliver Spasovski.

“Në rast se kjo përbërje parlamentare mundej të bënte disa hapa të rëndësishëm dhe të guximshëm të cilët nënkuptonin garanci për përmbushjen e përcaktimeve kombëtare, atëherë nuk shoh arsye që të mos ngritët në krye të detyrës dhe të votoj Ligjin për Prokurorinë Publike, dhe me këtë të japim dhe një argument të fuqishëm para Këshillit Evropian se pse duhet të fillojmë negociatat për anëtarësim. Është shumë e rëndësishme që të dëshmojmë konsensus nacional, gjë që nënkupton minimum përgjegjësi ndaj qytetarëve sepse gjendemi në një fazë të realizimit të qëllimeve tona kombëtare, anëtarësimit në NATO dhe marrjes së datës për fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Do të ishte papërgjegjësi para qytetarëve nga kushdo që kërkon arsye të cilat mbështeten në qëllimet personale, partiake të biznesit kundrejt interesave të qytetarëve”, deklaroi Oliver Spasovski, duke shtuar se në momentin që ai do të vlerësoj do ta kaloj Ligjin në seancë qeveritare dhe më pas ta dorëzojë në Kuvend për miratim. “Kjo mund të ndodh në çdo moment, deri në shpërbërjen e Kuvendit”, tha Spasovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button