Dhjetë fakte për jetën e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Me rastin e vdekjes së Bilbilit të Kosovës, më poshtë keni disa detaje që ndoshta nuk i keni ditur për të më parë!

1. Nexhmije Pagarusha ikona e muzikës shqipe, është e njohur si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo asnjëherë nuk ka pranuar të këndoj diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndoj në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmije është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare.

Nexhmie Pagarusha ka përfunduar shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.Në vitet e rinisë Nexhmija ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj.

2. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.

3. Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë.

5. Nexhmija është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmijen me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

6. Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

7. Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Izrael, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.

8. Frika më e madhe e saj është aeroplani.

9. Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj, gjithmonë do t’i falënderohet atij për suksesin e saj.

10. E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku ka filluar të bërtas dhe të mos e lejoj të këndoj shqip. Ata i kanë kërkuar të këndoj në gjuhën serbe por Nexhmija i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzuar menjëherë kërkesën e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button