MPB shpalli fletëarrest ndërkombëtar për Krasniqin dhe Ramadanin

Ministria e Punëve të Brendshme ka shpallur fletëarrest ndërkombëtar për të dënuarit Agim Krasniqi dhe Sehat Ramadani, pasi që të dy, pasi janë lëshuar gjatë vikendit në shtëpi nuk janë kthyer që ta mbajnë burgun, njofton Portalb.mk.

Krasniqi dhe Ramadani kanë qenë pjesë grupit nga Kondova e cila përpara 15 vjetëve ka kërcënuar se do ta sulmojë Shkupin. Të dy në opinion janë të njohur për kryerjen e disa veprave penale, kidnapim, shoqërim kriminel dhe reket.

Krasniqi ka të mbajë burg edhe 3 vjet e 3 muaj, ndërkaq Ramadani edhe 8 vjet e 7 muaj.

Krasniqi e ka lëshuar burgun të hënën më 3 shkurt. Todorov tha se nuk e ka për herë të parë që ai të marrë pushim, dhe se rregullisht është kthyer. Herën e fundit kur është lëshuar ka qenë përpara një muaji.

Edhe në shtator të vitit 2017-të, Agim Krasinqi nuk është kthyer në burg pasi u lëshua në pushim, megjithatë pas një kohe është gjendur dhe ka vazhduar ta vuajë dënimin.

Krasniqi u arrestua në vitin 2008, bashkë me grupin e tij 7-të anëtarësh për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Grupi i tij gjithashtu është dënuar për terrorizëm, gjegjësisht planifikim të sulmit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button