Nëse e miratoni Ligjin për Prokurori, do t’i tregoni BE-së se jeni për sundim të së drejtës, tha Zhbogar

Ligji për Prokurori Publike nuk është kusht për fillimin e bisedimeve, por duhet që ta miratoni si për qytetarët e vendit tuaj, ashtu edhe që të tregoni përpara vendeve të BE-së se jeni të përkushtuar të ardhmen evropiane dhe sundimin e së drejtës, deklaroi ambasadori Samuel Zhbogar, pas publikimit të metodologjisë së re të Komisionit Evropian në lidhje zgjerimin e BE-së, njofton Portalb.mk.

Euroambasdaori e përsëriti porosinë e eurokomesarit Oliver Varhejli që të miratohet ligji për Prokurorinë.

Samuel Zhbogar
Samuel Zhbogar

“Komisioni nuk e ka vendosur ligjin për Prokurori si kusht, por është diçka që duhet ta bëni për shumë arsye. Fillimisht për qytetarët që të besojnë në drejtësi dhe që të ketë përgjegjësi për veprat penale. Pasi që është e rëndësishme për vendet anëtare, si demonstrim i përkushtimit për sundim të së drejtës. Në fund, gjithashtu dëshiroj që të tregoni ndryshim të mënyrës së mendimit që është minimumi i nevojshëm që të bëhet hapja e bisedimeve, drejt asaj që t’i shfrytëzojmë maksimalisht bisedimet për ndryshim të shtetit tonë që të rinjtë të mos ikin”, tha Zhbogar.

Zhbogar tha se e ka mbaruar punën e tij, duke shtuar se ka ende punë që duhet të bëhen edhe nga ana e BE-së për këtë partneritet.

“Ka ende punë që duhet që të bëhen që të demonstrohet përkushtimi për ardhmëri evropiane të Maqedonisë së Veriut. Të vazhdohet me reformat e mira, të zbatohen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe të vazhdohet me marrëdhëniet e mira fqinjësore”, shtoi Zhbogari.

Ai përsëriti se është lajm i shkëlqyer për Ballkanin dhe është situatë e dobishme për të dyja palët, si për BE-në ashtu edhe për vendet e Ballkanit.

“Për Bashkimin Evropian pasi që e njeh zgjerimin si investim strategjik në union që i njëjti të jetë stabil dhe i bashkuar. Për rajonin është e rëndësishme pasi që e riafirmon faktin se anëtarësimi i plotë është qëllimi kryesor i procesit. Qëllimi i dokumentit është që të rifillohet dhe përshpejtohet procesi i cili ka humbur një pjesë të energjisë nga të dyja palët, por edhe të kthehet besimi në të dyja palët”, tha Zhbogar.

Rregulla të reja për bisedime me BE-në

Komisioni Evropian të mërkurën e publikoi metodologjinë për bisedimet hyrëse për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me të cilën duhet që të avancohet procesi.

Eurokomesari për zgjerim, Oliver Varhei, duke e prezantuar metodologjinë, theksoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet prioritet i lartë i Komisionit dhe për atë sot propozon hapa konkret se si të përmirësohet procesi i hyrjes.

Oliver Varhejl
Oliver Varhejl

Metodologjia e re parashikon grupim të fushave të kapitujve negociues dhe fushave tematike, mundësi për avancim të reformave me financim më të madh dhe avancim të arritjeve individuale të kandidatëve, por edhe sanksionim në rast se nuk ka zhvillim, sanksionimi mund të jetë bisedimet të ndalohen në disa fusha, madje edhe tërësisht të pezullohen.

Fokusi vendoset në kriteret bazë – sundim të së drejtës dhe institucione demokratike. BE nga ana e saj duhet që ta konfirmojë dhe dërgojë përkushtimin e saj në proces që do të bazohet në arritjet, ndërkaq natyra politike e procesit duhet që të vendoset para dhe në qendër të mekanizmit, ashtu siç janë samiti BE – Ballkani Perëndimor dhe konferencat ndërqeveritare me kandidatët.

Kur vendi me sukses përparon, procesi duhet të sjellë deri në integrim më të afërt me BE-në, gjegjësisht qasje më të madhe deri në tregun e BE-së, politikat e BE-së, fondet më të mëdha dhe investimet më të mëdha”, konsideron Komisioni.

Nga ana tjetër në rast të regresit, do të ketë “masa më vendimtare” për sanksionim të “ngecjes serioze dhe të përhershme ose regresit”. Vendet anëtare do të mund ta paralajmërojnë KE-në kur konsiderojnë se ndonjë vend shënon regres në reformat.

“Në raste serioze, KE-ja mund të parashtrojë propozime në çdo kohë vetë ose pas kërkesës së motivuar të vendit anëtar që të sigurojë përgjigje të shpejtë për situatën përmes procedurave të thjeshta, përfshirë edhe shumicën e kualifikuar të anasjelltë në Këshill.

Kështu, vendet anëtare do të mund të bllokojnë ose tërësisht të suspendojnë negociata me ndonjë vend kandidat. Në ato raste do të ngrihen edhe fondet përveç për shoqërinë civile, ndërsa qasja deri te programet e BE-së kufizohet.

Miratimi i Ligjit për Prokurori – mision i pamundshëm

Edhe pse në letër nuk është kusht, faktori ndërkombëtar vazhdimisht po kërkon që të miratohet Ligji për Prokurorinë Publike, për të vazhduar luftën për drejtësi, të cilën e la në “baltë”, Prokuroria Speciale, shefja e të cilës është duke u hetuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, gjegjësisht për zhvatje në rastin “Reket”.

Negociatat në qorrsokak. Pushteti ka përgatitur disa herë versione të propozim-ligjit, megjithatë opozita assesi nuk bindet që të miratojë një ligj të tillë, pasi që sipas tyre, me këtë ligj do të amnistoheshin funksionarët e pushtetit aktual.

Takimi Zaev – Mickoski

Nga ana tjetër, pushteti akuzon që opozita vazhdon t’i mbrojë të akuzuarit për krimet e rënda, gjegjësisht kërkon që të “zhduken” lëndët në të cilat akuzohen ish funksionarët e VMRO-DPMNE-së.

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi paralajmëroi se nëse deri te Kuvendi do të dorëzohet propozim-ligji i harmonizuar për Prokurori Publike, ai menjëherë do ta vendos në seancë kuvendore.

 debatin publik që u mbajt në Kuvend, kryeministri Oliver Spasovski tha se kishte se çfarë të dëgjohet nga ana e ekspertëve, të cilët në mënyrë objektive dhe në kuadër të ekspertizës së tyre patën mundësi ta thonë mendimin e tyre në lidhje me zgjidhjen ligjore.

Propozim-ligji i ri për Prokurorinë Publike pritet të miratohet deri më 12 shkurt, kur duhet të shpërndahet kjo përbërje kuvendore, pasi që më 12 prill do të mbahen zgjedhje. Për miratimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button