Negociatat, Rama: Nuk do të qëndrojmë pas derës së Europës duke qarë

Kryeministri i vendit në një intervistë për francezen AFP thotë se Shqipëria nuk do të qëndrojë pas derës së Europës duke qarë që ajo të hapet.

Kreu i qeverisë shqiptarie deklaroi se Brukseli i zgjidh pyetjet me gjemba gjatë procesit të pranimit dhe se Tirana duhet të përqendrohet në të ardhmen e vetë.

“Ne duhet të bëjmë gjërat që duhet të bëhen pavarësisht nga vendimet në Bruksel. Vendi nuk mund të vazhdojë të jetojë me këtë ankth të pritjes për diçka që nuk është në duart tona. Ne nuk do të qëndrojmë te dera e Europës dhe të qajmë. Ne nuk jemi në këtë rrugë sepse francezët ose gjermanët po na kërkojnë, por sepse është rruga e vetme e arsyeshme për të ardhmen e fëmijëve tanë dhe për të ardhmen e këtij vendi. Europa po vuan, nuk funksionon ashtu siç duhet, është e qartë. Shqipëria bëri më shumë se çdo vend tjetër për hapjen e negociatave”, u shpreh Rama.

Duke nënvizuar se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë detyrat e veta të shtëpisë, tha se nuk po i bëjnë për ta, por për vete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button