Më 15 mars mbahen zgjedhjet për kryetar të Podujevës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar që më 15 mars do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme në Komunën e Podujevës për zgjedhjen e kryetarit të ri.

Agim Veliu nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka hequr dorë nga kjo pozitë, pasi është emëruar Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re të Kosovës, transmeton REL.

Presidenti Thaçi ka thënë se ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve.

Përndryshe, Kuvendi i Kosovës ka votuar për koalicionin qeverisës më 3 shkurt.

Në krye të Qeverisë është Albin Kurti, i cili atë ditë ka prezantuar emrat e 15 ministrave të rinj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button