TVSH-ja Ime #Shpërblimi Im: Edhe 15 qytetarë fituan nga 100.000 denarë

Janë tërhequr 15 fitues të shpërblimit prej 100 mijë denarë, ndërsa të cilët kanë skenuar llogari fiskale gjatë janarit.

Hristina Koleva, Ratko Sokolovski, Pece Trajkovski, Aleksandar Stojanovski, Elena Ilievska Çestojnov, Voisllav Zavkov, Elena Peneva, Darko Duçevski, Silvana Tasevska, Ivana Ilioska Nikollovska, Lujza Janevska, Julijana Daskallov, Dejan Smilevski, Buramedin Sullovski  dhe Efimija Markovska janë qytetarët të cilët janë tërhequr në xhiron e dytë e cila është emituar dje në mbrëmje në TV Kanal 5, bëjnë të ditur Ministria e Financave.

Numri më i madh i fituesve janë nga Shkupi, derisa të tjetër janë nga Manastiri, Ohri, Probishtipi, Velesi, Kavadari dhe Negotina.

Shuma e TVSH së paguar nga llogaritë e skenuara në janar arrin 730 milionë denarë rekord.

Ministrja e Financave, Nina Angellovska, deklaroi se “në janar janë skenuar më shumë llogari fiskale deri më tani përmes aplikimit TVSH-ja Ime, apo mbi 15 milionë llogari, ndërsa TVSH-a e paguar nga llogaritë e skenuara në janar është mbi 70 për qind më e lartë lidhur me mesataren e pesë muajve të kaluar. Gjithashtu, ka edhe 50 mijë përdorues të rinj të aplikimit, të paraqitur gjatë dhjetor dhe janar”.

“Qytetarët të cilët skenojnë llogari kanë dobi të trefishtë. më saktë marrin kthim të TVSH-së, marrin shpërblime dhe ndihmojnë në luftën  kundër ekonomisë gri, që në të ardhmen do të marrin shërbime më të mira publike; aparate më të reja dhe kushte në spitale, kushte më të mira për shkollim, infurastrukturë më të mirë…”, thotë Angellovska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button