Rekord i të prekurve nga gripi në Maqedoninë e Veriut

Vazhdon gripi sezonal të prek qytetarët e vendit, aq sa brenda shtatë ditëve të fundit janë regjistruar edhe 2825 raste të reja të sëmurëve nga gripi, transmeton Portalb.mk.

Ky numër është vazhdimisht në rritje, duke marrë parasysh se është mbi 75% më shumë se numri i të prekurve nga gripi në javën e kaluar. Kështu, numri i të prekurve nga gripi është rritur në 7150.

Në qytetin e Strumicës janë rreth 1300 qytetarë të prekur, në Shkup rreth 1200 qytetarë, ndërsa në Gostivar numri ka arritur deri në 800.

“Paralajmëruam  se gjatë  javëve të ardhshme do të rritet, sikur në vendet tjera në Evropë. Rritje ka për rreth 30 për qind në nëntë sezonet e fundit”, deklaroi dr. Gordana Kuzmanovska nga Instituti për shëndet publik.

Ndryshe, Instituti për shëndet public (ISHP) informoi se nga 13 janari e deri më 19 janar janë regjistruar 1,100 të sëmurë nga gripi, ndërsa nga 6 janari e deri më 12 janar, janë regjistruar 583 të sëmurë nga gripi.

LEXO: Brenda javës u regjistruan mbi një mijë të sëmurë nga gripi
LEXO: Për një javë u regjistruan 583 të sëmurë nga gripi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button