Klauzola në kontratën e Messit, mund të largohet me parametra zero

Lionel Messi mund të largohet nga Barcelona me një klauzolë 0, vetëm nëse ai njofton klubin 1 muaj përpara largimit, transmeton OraNews.

E ardhmja e Lionel Messit po vihet në dyshim, sidomos pas konfrontimin me ish mbrojtësin e Barcelonës Eric Abidal.

Argjentinasi ka qenë pjesë e blaugranave prej dy dekadash, por ngjarjet e fundit e kanë bërë atë të mendojë largimin.

E përditshmja “Gazzetta dello Sport, publikoi ditën e sotme 5 klubet të cilët janë të interesuar për numrin 10, dhe se ata mund ta përfitojnë atë me parametra 0.

Një pikë në kontratë e Messit me Barcelonën parashikon se ai mund të largohet nga klubi me parametra zero vetëm nëse Messi njofton ekipin një muaj para.

Ekipet pretendente për të marrë “pleshtin” nuk paguajnë asnjë para për transferimin e tij, por duhet të jenë të gatshëm që të bindin lojtarin me një rrogë prej 50 deri në 85 milion euro.

Sipas “Gazzetta dello Sport” e vetmja skuadër që është në gjendje që të paguajë një shifër të tillë është Manchester City.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button