Burrave mbi 40 vjeç në Turkmenistan iu ndalohet kjo dëshirë

Në një provincë në Turkmenistan, Lebap, nënpunësve publikë të gjinisë mashkullore mbi 40 vjeç iu ndalohet të lyejnë flokët me ngjyrë të zezë. Në të njëjtën kohë ata që i kanë në ngjyrë të zezë natyrale iu është kërkuar që t’i zbardhin pak.

Lajmi është konfirmuar nga një korrespondent i “Radio Azatlik”, pjesë e “Radio Europa e Lirë”. Urdhri ekstravagant është dhënë në prag të një vizite të presidentit të vendit në zonë. Kreu i shtetit më parë i lyente flokët me ngjyrë të zezë, por prej pak kohësh ka ndryshuar pamje duke treguar ngjyrën natyrale të flokëve, pra të thinjur. Që kur në muajin gusht të 2018-ës, presidenti i vendit u shfaq me pamjen e re, parukierëve iu ndalua që të aplikonin ngjyrën e zezë tek meshkujt, transmeton Koha.net.

Por në të kaluarën kur vetë presidenti lyente flokët edhe nëpunësit publikë ishin të detyruar të bënin të njëjtën gjë. Gjithnjë sipas korrespondentit të radios “Azatlik”në zonë do të lejohen vetëm burrat e thinjur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button