Baltë, vetura por jo edhe mjete punuese në vendin e bulevardit “Blagoja Toska” në Tetovë (FOTO)

Vetura, baltë, përdorues të drogës dhe gjithçka tjetër mund të shihen në vendin ku është paraparë ndërtimi i bulevardit “Blagoja Toska”, por jo edhe mjete punuese për ndërtimin e të njëjtit. Hapja e këtij bulevardi premtohet nga viti 2014. Nga Komuna e Tetovës me arsyetimin identik si atë të para dy viteve, ata për Portalb.mk thanë se hapja e këtij bulevardi aktualisht ka ngecur në procesin e dëmshpërblimit të pronave të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Si një ndër mënyrat më efikase për lehtësimin e komunikacionit tejet të ngarkuar në Tetovë, shihet edhe hapja e bulevardit “Blagoja Toska”, bulevard ky që fillon nga unaza te ish restoranti “Mema” dhe përfundon te Stadiumi i qytetit.

Vendi ku planifikohet ndërtimi i bulevardit "Blagoja Toska", Tetovë.
Vendi ku planifikohet ndërtimi i bulevardit “Blagoja Toska”, Tetovë.

Gazetari i Portalb.mk ishte në vendin ku planifikohet ndërtimi i këtij bulevardi, nga atje mund të shihet një rrugë në gjendje në gjendje të tmerrshme, baltë dhe vetura të parkuara por jo edhe mjete punuese për hapjen e këtij bulevardi.

Nga Komuna e Tetovës potencojnë se procesi i hapjes të këtij bulevardi është në fazën e eksproprijimit apo dëmshpërblimit të pronave të qytetarëve, sipas tyre, menjëherë pas përfundimit të këtij procesi do të fillojnë punët ndërtimore për hapjen e të njëjtit.

“ Sa i përket Bulevardit Blagoja Toska komuna e Tetovës është duke bërë procesin e dëmshpërblimit (eksproprijimit) të pronave që qytetarëve që gjenden në pjesën e parë të këtij projekti infrastrukturor duke filluar nga Qendra Klinike deri te shkolla e mesme Tekstile në Tetovë. Pas mbarimit të këtij procesi do të fillojmë edhe me punët ndërtimore për hapjen e këtij bulevardi që është i një rëndësie të veçantë për reduktimin e trafikut të ngarkuar në komunën e Tetovës” thane nga Komuna e Tetovës, për PortAlb.mk.

Megjithatë, informojmë se kompetentët e Komunës së Tetovës kanë ngecur në fazën e dëmshpërblimit tash e disa vite, në Maj të vitit 2018, për Portalb.mk nga Komuna e Tetovës na thanë që hapja e këtij bulevardi është në “Fazën e eksproprijimit”, të njëjtën përgjigje e kemi marrë nga viti 2018 e deri më ditën e sotme.

Ndryshe, Nga viti 2014 e këndej kryetarja e Komunës sëTetovës  për Portalb.mk dhe  Vërtetmatës.mk ka premtuar hapjen e buleavardit “Blagoja Toska”bulevard ky që tash e dy vite është shndërruar në parking , ndërsa para 2 vitesh për bulevardin “Bllagoja Toska” Arifi shprehej bindshëm se do të hapet deri në fund të atij viti, vetëm 1 ditë para fillimit të vitit 2020 ajo për Portalb.mk premtoi hapjen e bulevardit industrial kurse për “Bllagoja Toska” nuk ishte shumë optimiste.

Vendi ku planifikohet ndërtimi i bulevardit "Blagoja Toska", Tetovë.
Vendi ku planifikohet ndërtimi i bulevardit “Blagoja Toska”, Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button