Po ngrohemi si në mesjetë, në mënyrë jashtëzakonisht joefikase, të shtrenjtë dhe toksike (VIDEO)

Import i shtrenjtë i energjisë elektrike, shkatërrimi i fondit të pyjeve, ndotje jashtëzakonisht e madhe në qytete dhe sistemet e furnizimit të ngrohjes qendrore të vjetruara janë vlerësimet e Bankës Botërore për ngrohjen e objekteve në vend gjatë periudhës së dimrit. Banka në një nga  raportet për realizimin e projektit për efikasitet energjetik në sektorin publik, paralajmëron se ngrohja e hapësirave gjatë dimrit kryesisht bëhet me dru, te 64 % e objekteve edhe energji elektrike, që e mbulon ngrohjen e 25 % të fondit të ndërtesave, njofton Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Ngrohje qendrore përdorin vetëm 9 përqind të Maqedonisë edhe atë vetëm në Shkup. Njëkohësisht Banka Botërore vlerëson ngrohjen qendrore kryeqytet si një rrjet relativisht të dobët dhe joefikas, me çka vetëm përforcohet vlerësimi për joefikasitet energjetik të jashtëzakonshëm të ngrohjes.

“Ngrohja me energji elektrike është shumë joefikase dhe përkeqëson sfidat e furnizimit me energji elektrike, duke krijuar përdorimin e energjisë elektrike me tension të ulët, veçanërisht gjatë sezonit të dimrit. Konsumi i lartë i parregulluar i drunjve është gjithashtu i paqëndrueshëm dhe mund të çojë në shkatërrim të pyjeve, duke shkaktuar efekte të dëmshme në mjedis, ekonomi dhe shëndetësi”, thuhet në raportin e Bankës Botërore.

Të dhënat nga Komisioni rregullator për energjetikë (KRrE) thonë se në vitin 2018 në kryeqytet ka pas gjithsej 55.553 konsumatorë aktivë të përfshirë në sistemet e shpërndarjes së energjisë për ngrohje – Balkan Energy Group, ShA ESM – Dega Energjetikë dhe Shkup Veri. Numri i përdoruesve të ngrohjes qendrore në qytetin kryesor është vazhdimisht në rritje dhe është rritur për 7.400 në pesë vitet e fundit.

Megjithatë, për shkak të pakënaqësisë së qytetarëve me çmimet e larta të ngrohjes qendrore dhe numrit të madh të mbylljeve vullnetare gjatë periudhës 2011 deri në 2014, sistemi i ngrohjes qendrore në vitin 2018 nuk arriti të mbërrijë numrin e përdoruesve që kishte qenë në vitin 2006. Përdoruesit më të mëdhenj të përfshirë në pesë vitet e fundit janë objektet e shumta të reja që janë ndërtuar në komunat qendrore të Shkupit.

Sipas kësaj, të dhënat nga raportet vjetore të ERC tregojnë se disa pjesë të Shkupit, në komunat Çair, Butel dhe Gazi Babë me vite nuk janë ndërtuar as edhe një kilometër i ri i rrjetit për distribuim të ngrohjes qendrore. Si rezultat, çmimet për ngrohje qendrore janë të ndryshme për secilin nga tre sistemet individualisht. Në anën tjetër në disa lagje të Shkupit Gjorçe Petrov, Shuto Orizari dhe Saraji nuk është ndërtuar fare rrjet për distribuim të ngrohjes qendrore.

Për të kapërcyer problemet e shumta me ngrohjen e ndërtesave, Qyteti i Shkupit themeloi ndërmarrjen e re publike “Sistemet energjetike të qytetit” një vit e gjysmë më parë. Vjeshtën e kaluar, ata aplikuan edhe për licencë për të punuar në shpërndarje të nxehtësisë, por deri më tani kompania nuk e ka filluar funksionimin e saj për të marrë përsipër rrjetin e shpërndarjes në kryeqytet.

Ndërkohë, shteti planifikon të marrë masa për të rritur numrin e përdoruesve të ngrohjes qendrore në Shkup. Me propozim të Komisionit Rregullator Energjetik, në Ligjin e ri për ndërtimin do të përfshihet detyrim për investitorët e objekteve të reja për të siguruar një lidhje të ngrohjes qendrore, pa të cilën ata nuk do të jenë në gjendje të marrin miratimin për ndërtim.

Kuvendi në seancën e djeshme e ka miratuar Ligjin për efikasitet energjetik, në të cilin janë të përfshira obligime të rënduara për qytetarët të cilët dëshirojnë në të ardhmen që të largohen nga sistemi qendror i ngrohjes. Në fakt, ata do të duhet që të dorëzojnë raport nga kontrolli energjetik, me të cilin do të dëshmojnë se sistemi i ri për ngrohje ose ftohje të cilin do ta përdorin do të sigurojë zvogëlim të energjisë primare, do të jetë më i pranueshëm dhe më efikas në aspektin ekologjik. Gjithashtu, çdo qytetar për shkyçje nga sistemi i ngrohjes qendrore do të duhet që të sigurojë pajtueshmëri me shkrim nga shumica e banuesve në ndërtesën ku jeton.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button