Regjimi i Asadit pretendon se “Izraeli ka sulmuar Damaskun”

Regjimi i Bashar al Asadit ka pretenduar se avionët luftarakë të Izraelit kanë zhvilluar sulme në disa pika në kryeqytetin Damask transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmin e agjencisë së lajmeve SANA të regjimit, pretendohet se avionët luftarakë të Izraelit në orët e vona të natës kanë kryer sulme në 4 pika në kryeqytetin Damask.

Në lajm njoftohet se avionët izraelitë sulmet i kanë kryer nga Lartësirat Golan dhe nga pjesa jugore e Libanit dhe kanë vënë në objektiv zonat al-Kiswa, Marj al-Sultan, Jisr Baghdad dhe Izraa.

Gjithashtu theksohet se sistemet e mbrojtjes ajrore të regjimit kanë parandaluar shumë raketa.

Ndërkohë autoritetet izraelite ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë lidhur me çështjen.

Izraeli që nga fillimi i luftës së brendshme në vitin 2011 e deri më tani, zhvillon herë pas here sulme ndaj pikave ushtarake që i përkasin regjimit dhe grupeve me mbështetje iraniane në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button