Një tërmet 4.7 ballë e goditi Greqinë qendrore

Një tërmet me fuqi prej prej 4.7 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur sot Greqinë qendrore, por nuk ka raporte për dëme apo të lënduar, transmeton Anadolu Agency (AA).

Instituti Gjeodinamik tha se tërmeti ndodhi në orën 11:24 sipas kohës lokale rreth 240 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit Athinë dhe afro 40 kilometra në lindje të qytetit perëndimor Arta.

Instituti Gjeologjik i SHBA-ve dha magnitudën paraprake prej 5.2, ndërsa Qendra Sizmologjike Evropiane Mesdhetare dha magnitudën paraprake prej 5.1. Është e zakonshme për qendra të ndryshme sizmologjike të kenë madhësi të ndryshme për tërmetet, veçanërisht në orët e para pas goditjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button