I burgosuri Agim Krasniqi, nuk është kthyer në Burgun e Shtipit pasi u lëshua për vikend

Mbrëmë në ora 18:00 ka qenë termini i fundit deri kur Agim Krashini nga Kondova është dashur që të kthehet nga vikendi në burgun e Shtipit, ku e mban burgun prej 15 vjetëve. Që prej mbrëmë është alarmuar policia, ndërkaq sot me shkresë janë njoftuar të gjitha institucionet, konfirmoi drejtori i Burgut të Shtipit, Miki Todorov, njofton Portalb.mk.

Krasniqi tani trajtohet si i arratisur nga burgu.

I dënuari e ka lëshuar burgun të hënën më 3 shkurt. Todorov thotë se nuk e ka për herë të parë që ai të marrë pushim, dhe se rregullisht është kthyer. Herën e fundit kur është lëshuar ka qenë përpara një muaji.

Edhe në shtator të vitit 2017-të, Agim Krasinqi nuk është kthyer në burg pasi u lëshua në pushim, megjithatë pas një kohe është gjendur dhe ka vazhduar ta vuajë dënimin.

Krasniqi u arrestua në vitin 2008, bashkë me grupin e tij 7-të anëtarësh për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve të atëhershme parlamentare. Grupi i tij gjithashtu është dënuar për terrorizëm, gjegjësisht planifikim të sulmit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button