Senati vendosi: Tramp mbetet president i SHBA-së

Presidenti amerikan Donald Tramp në votimin kryesor në Senatin e SHBA-së në kuadër të procedurës gjyqësore për impiçment është liruar nga dy akuzat të ngritura kundër tij.

Me këtë, ka përfunduar procedura e impiçmentit ndaj tij i katërti në historinë amerikane. Siç edhe pritej, rezultati i votimit në Senat është lirimi nga akuzat edhe pas dy lëndëve të impiçmentit, keqpërdorim të pushtetit dhe pengesë në punën e Kongresit.

Në këtë mënyrë faji për presidentin është mënjanuar dhe ai vazhdon të sundojë si shef i shtetit, transmeton MIA.

Nga 100 anëtarët e Dhomës së lartë në Kongresin amerikan, për lëndën e parë 52 senatorë kanë votuar “nuk është fajtor”, derisa 48 kanë votuar “fajtor”. Pas lëndës së dytë, 53 senatorë kanë vendosur “nuk është fajtor”, derisa 47 kanë vendosur “fajtor”. Dallimi është në atë që një republikan, senatori Mit Romni pas lëndës së parë ka vendosur se Tramp është fajtor. Me këtë Tramp u bë presidenti i parë në historinë e SHBA-së për të cilin anëtar i partisë së tij ka vendosur të votojë se ai është fajtor.

Nga Shtëpia e Bardhë kanë paralajmëruar se Trampi sot do të ketë fjalim të vetin lidhur me impiçmentin.

Përgjegjësia e presidentit të SHBA-së përcaktohet në dy faza të njëpasnjëshme. Faza e parë është thirrja ose impiçmenti, ndërsa faza e dytë është ndërrimi i tij nga funksioni i presidentit.

Impiçmenti i parë ndaj presidentit të SHBA-së është ngritur kundër Xhon Tilerit në vitin 1842 i cili është refuzuar me shumicë votash në Dhomën përfaqësuese. Nga gjithsej 45 presidentë vetëm kundër katër prej tyre është pranuar impiçment, ku tre janë nënshtruar ndaj gjykimit në Senat edhe atë ndaj Endrju Xhonson, Bill Klinton dhe Donald Tramp.

Impiçmenti ndaj Trampit ka filluar më 24 shtator të vitit 2019, me çka Dhoma e ulët konfirmoi dy baza të përgjegjësisë së Trampit. E para ka qenë keqpërdorimi i pushtetit me ushtrim të presionit ndaj presidentëve të jashtëm për interes të vetin politik dhe e dyta është obstruksioni ndaj Kongresit të SHBA-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button