Rasti “Durmo”, do të prezantohen raportet nga Mjekësia Ligjore dhe psikiatri

Eksperti nga Mjekësia Ligjore dhe psikiatri sot në seancën për rastin e aksidentit të autobusit të “Durmo Turs”, do t’i prezantojë raportet nga gjendja shëndetësore e vozitësit, njofton Portalb.mk.

Autobusi i kompanisë “Durmo Turs” nga Gostivari më 13.02.2019 rreth orës 17 i vozitur nga Manoil Ttrifunovski (49) ka humbur kontrollin dhe ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës Tetovë – Shkup, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në hendek në afërsi të fshatit Llaskarcë. Numri i viktimave ka arritur në 16, ndërsa 39 persona të tjerë u shtruan nëpër spitale pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti.

Rastin e udhëheq gjykatësja Dijana Gruevska- Ilievska, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurori publik Darko Jakimovski. Të akuzuar janë 6 persona, dhe atë, pronari i kompanisë transportuese “Durmo Turs”Durmish Beluli, përgjegjësi i kompanisë, Remzi Miftari dhe vozitësi i autobusit, Manoil Trifunovski. Këta ngarkohen për veprën penale “Vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”, ndërkaq tre të punësuarit e stacionit të kontrollit teknike, Igor Gjorgjievski, Goran Dukovski dhe Jane Bovarski akuzohen për pjesëmarrje në kryerjen e veprës penale.

GJITHÇKA NË LIDHJE ME RASTIN TRAGJIK LEXO: KËTU

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button