Gjykimi “Reket”, Kamçev me disa kamera i ka incizuar Boki 13 dhe Kiçeec

Zoran Milevski, tanimë i dënuar për rastin “Reket”, në incizimet e kamerave të sigurisë që janë marrë nga shtëpia e Orce Kamçevit më 20 shkurt të viti të kaluar shihet se si del nga shtëpia privat e e Kamçevit. Pas një kohe kthehet në shtëpi bashkë me Bojan Jovanovskin. Në një incizim tjetër shihet se si Milevski dhe Jovanovski e lëshojnë shtëpinë me valixhe, ndërkaq pasi tyre shkon dëshmitari Orce Kamçev, njofton Portalb.mk.

“Në ora 16:10 shihet se si Milevski dhe Jovanovski largohen nga objekti në veturën e tipit “Tirok”, tha prokurorja Ruskoska.

Në incizime nuk shihet se si Kamçev i ka përgatitur paratë dhe çfarë kishte brenda valixhes.

seancën e kaluar janë prezantuar fotografi nga konfiskimi i gardërobës dhe gjësendeve nga shtëpitë dhe hapësirat e punës të të akuzuarve Bojan Jovanovski (Boki 13) dhe Katica Janeva, por edhe nga shtëpia e Zoran Milevski-Kiçeec i cili e pranoi fajin.

Rastin e udhëheqë gjykatësja Vaska Nikollovska-Masevska, ndërkaq përfaqësues i akuzës është prokurorja Villma Ruskoska.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Rasti “Reket” është zgjeruar në “Reket 2”, ku të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” Boki 13, Frosina RemenskiMile JovanovskiJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button