Kina do të ulë tarifat ndaj mallrave amerikane

Kina tha se do të ulë gjysmën e tarifave, për më shumë se 1.700 produkte të importuara nga Shtetet e Bashkuara, duke rritur shpresat se lufta e kushtueshme tregtare midis dy vendeve po shkon drejt fundit.

Ministria e Financave e Kinës, tha më 6 shkurt, se ulja e tarifave në mallra me vlerë rreth 75 miliardë dollarë do të hyjë në fuqi më 14 shkurt, transmeton REL.

Vendimi i autoriteteve kineze vjen tre javë pasi Uashingtoni dhe Pekini ranë dakord për të ashtuquajturën marrëveshje tregtare “Faza 1”, e cila përfshinte zotimin e Kinës për të rritur blerjet e mallrave dhe shërbimeve amerikane në vlerë prej 200 miliardë dollarësh, gjatë dy viteve.

Në këmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara thanë se do të heqin disa tarifa të vendosura ndaj mallrave kineze.

Ministria kineze shfaqi shpresën se të dyja vendet do të jenë në gjendje t’i përmbahen marrëveshjes tregtare, dhe ta zbatojnë atë për të rritur besimin e tregut, forcimin e tregtisë dypalëshe dhe ndihmën për rritjen ekonomike globale.

Masa vjen në një kohë shqetësimesh ekonomike në Kinë, për efektet e shpërthimit të koronavirusit që ka vrarë më shumë se 500 njerëz dhe ka goditur rëndë tregtinë e këtij vendi.

Gjithashtu ekziston frika, se kriza mund të ngadalësojë rritjen ekonomike në nivel global.

Shtetet e Bashkuara filluan një luftë tregtare kundër Pekinit, rreth dy vite më më parë, pasi e akuzuan për praktika të padrejta të tregtisë, të tilla si vjedhja e pronës intelektuale amerikane dhe subvencionet shtetërore të cilat i përfitojnë kompanitë kineze.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button