Limaj: Kurti t’iu kërkojë falje atyre që i çoi në sakrifica e në burg

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, njëherësh lideri i kësaj partie, Fatmir Limaj ka deklaruar se në seancën e zgjedhjes së Albin Kurtit, kryeministër të Kosovës nuk pati kritika, por më tepër ishin sugjerime për të.

Sipas tij, gjuha e urrejtjes nuk duhet të zë vend dhe se Kurti duhet t’i përvjelë krahët e të punojë.

“Gjuha e urrejtjes nuk duhet të zë vend më ai duhet t’i përvjelë krahët e të punojë. Kemi forcë politike qe ka refuzuar funksionimin e shtetit, e ata duhet mësu se si funksionon shteti. Nëse kemi kryeministër që mëson atëherë gjerat shkojnë sic duhet, pra kam pas këshilla apo sugjerime atë dite për Kurtin në Kuvend. Ne s’mund ta krahasojmë Albinin në pozitat udhëheqëse sepse s’ka udhëheqë asnjëherë”, tha LimajBlic.

Madje Limaj tha se besueshmëria e Albin Kurtit është me shumë pikëpyetje nga ajo çka ka përfaqësuar deri më tani.

“Ai pati kauza që vunë në siklet gjithë vendin deri në përplas e në gjakderdhje, kauza një prej tyre që njohu shtetin e Kosovës. Këto kauza nga të cilat hoqi dorë lehtësisht e me të cilat ka marrë vota, neve na japin dyshime për zotimet që po i jep sot në qeverisje. Nëse ai hoqi dorë nga Bashkimi Kombëtarë dhe respekton institucionet e vendit, nëse ai komunikimi me Listën Serbe e dialogun e dini cili ka qenë qëndrimi i VV-së nga të cilat kanë fituar vota është e drejtë që gjithkush të dyshojë. Kush siguron që këto s’do t’i hedhë pas, nga të cilat mori vota”, shtoi Limaj.

Madje ai tha se do të ishte korrekte nga Kurti që të kërkonte falje.

“Do të ishte korrekte të kërkojë falje nga të gjithë ata që me këto kauza të rrejshme i ka përplasur me shtetin kanë bërë sakrifica kanë vuajtur burgjeve e kanë derdhur gjak”, përfundoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button