Shpikja e çmendur e multimilionerit, të pastrehët të flejnë në kosh plehrash

Multimilioneri britanik Peter Dawe pretendon se ka gjetur zgjidhjen për të gjithë të pastrehët që të mos flenë më në mes të rrugëve dhe të ftohtit, transmeton OraNews.

Bëhet fjalë për dy kosha të vegjël mbeturinash të pastruara të lidhura me njëra-tjetrën. Brenda saj mund të futet brenda një njeri dhe të bëjë një gjumë të qetë dhe të ngrohtë.

Një ide sa qesharake aq dhe e çmendur ka sjellë dhe shumë reagime në rrjet. Shumë persona e kanë kritikuar Dawe.

Ndërkohë që shumë të tjerë e quajnë këtë “shpikje” si një tallje për personat e pastrehë.

Por milioneri i qëndron idesë së vetë. Madje ai shpërndau një video në Youtube ku shpjegoi se si mund ta ndërtosh vetë një të tillë.

Madje ai shtoi se për ta bërë një strehëz të tillë do t’ju kushtojë më pak se 100 dollarë.

Shumë sipërmarrës të tjerë duket se nuk e kanë aprovuar idenë e tij.

“Tu kërkosh personave të pastrehë të provojnë një gjë të tillë është poshtëruese” – shprehen ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button