U miratua në Kuvend Ligji për shujtat studentore, mbeturinat, efikasitetin energjetik…

Në Seancën e 130-të të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, me 62 vota ‘për’ u miratua Ligji për menaxhimin me mbeturinat, transmeton Portalb.mk.

Ky ligj që ndalon importin e mbeturinave për prodhimin e energjisë, u miratua me procedurë të shkurtuar.

Në kuadër të kësaj seancë, me procedurë të shkurtuar u miratuan edhe dy ligje, me 65 vota ‘për’ kaloi Ligji për shlyerjen të interesave dhe riprogramim te borxheve dhe shpenzimeve të personave fizike. Gjithashtu u miratua edhe subvencionimi i shujtave studentore.

Në kuadër të Seancës së 131-të, u miratua Ligji për efikasitetin energjetik, si dhe Plani financiar i vitit 2020-të për Agjencinë e supervizionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button