Mickoski “me duar” llogaritë numrin e qytetarëve të shpërngulur

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hrsitijan Mickoski në intervistë për portalin Press24 tha disa pretendime të cilat nuk i mbështeti me fakte, argumente plotësuese, ose burime:

 Për 3 vite 200 mijë persona kanë lëshuar të afërmit dhe kanë kërkuar fatin diku jashtë. Të gjithë qytetet po shprazen kur duhet të realizohet ndonjë punë sezonale në shtetet evropiane. Ndërsa, njerëzit largohen sepse nuk janë të lumtur dhe nuk kanë para. Por, para së gjithash, sepse nuk shohin të ardhme. 

[Burimi: VMRO-DPMNE/ueb-faqja/Intervistë e Mickoski për Press24 – data: 01.02.2020]

ARSYETIM:

Kryetari i VMRO-DPMNE-së në intervistën për “Press 24”, të publikuar me 01.02.2020, doli me qëndrime për migrimin e të rinjve nga vendi, duke mos u bazuar në ndonjë burim dhe fakte, tha se për tre vite janë shpërngulur “200 mijë njerëz, të cilët kanë kërkuar fatin diku jashtë”.

Mund të thuhet se një pretendim i tillë është për tu habitur, por edhe i pavërtetë, duke pasur parasysh analiza të tjera dhe numra, por Vërtetmatësi e vlerësoi si jokonsekuent, duke u nisur nga fakti se trendet flasin për numra më të vegjël, dhe para së gjithash, nga fakti se nuk është përmendur asnjë burim për verifikim të këtij pretendimi.

Duke pasur parasysh, se në fund të nëntorit të vitit të kaluar Vërtetmatësi publikoi dokument në të cilin shihen numrat në disa vitet e fundit, deri në vitin 2016. Bëhet fjalë për studim-hulumtimin me temë “Çmimi i migrimit për të rinjtë”, i përpunuar nga Fondacioni për demokraci Vërtetmatësi. Në këtë hetim, të bazuar në burime vendore, të OECD dhe të dhënave të OKB, shihet se mesatarisht në vit nga Maqedonia janë larguar afro 9.400 persona prej vitit 2012 deri në vitin 2016. Bëhet fjalë për shpërngulje neto, sepse ai numër mesatarisht në vit është marr prej atyre që kanë lëshuar vendin dhe prej atyre që janë kthyer në fund të të njëjtit vit, do të thotë se ato persona të cilët ose kanë qenë për punë sezonale ose kanë aplikuar, por nuk kanë marr leje-qëndrim më gjatë se tre muaj në disa vende të BE ose diku në ndonjë vend tjetër të botës.

Të thuhet se në vitin 2017, 2018, 2019 vendin e kanë lëshuar 200 mijë persona, dhe më pas të mos japish asnjë burim, thënë butë, është papërgjegjshmëri. Kjo do të thotë se trendet kanë ndryshuar, prej 9 mijë neto migrim në vit, shkoi afro 70 mijë persona?!

Ky numër është kontradiktor dhe problematik edhe për vet partinë e Mickoskit. Më saktë, vetëm disa ditë para intervistës së Mickoskit, deputeti dhe funksionari i lartë i partisë, Antonio Milloshoski pretendoi, po ashtu, se numrat e personave që kanë migruar janë të tmerrshëm. Milloshoski, duke mos specifikuar burimin ose se çfarë statistike përdor (të paktën nuk është vendosur në mediumin të cilin e citojmë si burim), ai flet se numri i të shpërngulurve është për vitin 2019. Po ashtu, nuk është specifikuar, nëse ky është migrimi i përgjithshëm ose migrim pa kthim, do të thotë nuk e dim nëse bëhet fjalë për neto numrin për vitin 2019.

Edhe sikur të jetë neto shpërngulja, kjo do të thotë se në vitin 2017 dhe 2018 numri i përgjithshëm do të duhet të jetë mbi 170 mijë të shpërngulur që të arrihet numri prej 200 mijë persona të shpërngulur për 3 vite, për çka flet Mickoski.

Për shkak se për asnjërin prej këtyre pretendimeve nuk ka mbështetje ose fakt, edhe pse me shumë siguri janë të pavërteta, Vërtetmatësi i vlerësoi si jokonsekuent.

BURIMI: VËRTETMATËSI.MK

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button