Mickoski premtoi se do të mbështet Ligjin për PP, por të punuar nga ekspertët

Hristijan Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE-së theksoi se vetëm ekspertët mund të bëjn ligj të mirë për Prokuorrinë publike, transmeton Portalb.mk.

“As unë, as Zaev nuk mund të dimë më shumë se ata. Ekspertët duhet të hartojnë ligj që do të jetë i pastër që i mbron interesat e të gjithë qytetarëve, jo vetëm të grupit ose familjeve të veçanta në këtë vend, pa marrë parasysh se si e ka mbiemrin. Inkurajoj ekspertët publikë që të mos na lënë këtë neve politikanëve”, deklaroi Mickoski.

Ai theksoi se ky është moment që të anashkalojmë interesin personal, familjar dhe partiak, për të bërë zgjidhje ligjore.

“Si kryetar premtoj se grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së do ta mbështesë atë dhe nuk do të paraqesë ndonjë ndryshim në atë që do të hartojnë ekspertët”, tha Mickoski.

Ndryshe, ai ka propozuar gjashtë profesorë të drejtës kushtetuese dhe penale që ta shkruajnë ligjin dhe shtoi se një ligj të tillë partia e tij do ta pranonte pa rezervë dhe pa hezitim. Si autorë të ligjit të ri, ai propozoi profesorët: Vllado Kambovski, Gordana Siljanovska, Nikolla Tupançevski, Gordan Kalajxhiev, Tanja Karakamisheva dhe Gordana Lazhetiq.

Ndërkohë, sot VMRO-DPMNE ka parashtruar nismën për shpërbërjen e Kuvendit më 12 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button