FENOMEN  I ÇUDITSHËM NDËR NA SHQIPTARËT

Migrimi prej një vendi të pazhvilluar në ato vende  me industri dhe ekonomi të zvilluar është trend  i kohës së sodit. Shumë faktor,në mënyrë direkte apo indirekte e nxitin apo stimulojnë emigrimin. Pasiguria, joperspektiva, padrejtësia, korupcioni dhe shumë çështje tjera sociale, ekonomike ,kulturore si dhe ëndërimi për jetë më të mirë, të rinjtë marrin valixhet e nisen drejt perendimit – në emigrim. Edhe përpara ka  pas lëvizje të tilla , por për dallim nga këto tanishmet, atëherë ka shkua një apo dy persona të një familje, kurse anëtarët tjerë kanë ngelur në vendlindje , të cilët  financiarishtë janë përbajtur nga “gurbetçinjtë”. Të hollat i fitonin jashtë vendit, por i shpenzonin në vendlindje, përfitonte ekonomikisht edhe shteti- shoqeria.Po tani kur të rinjtë ikin me gjithë familjet e tyre dhe çka fitojnë i harxhojnë në vendin ku janë stacionuar (ashtu janë të përpiluara ligjet ) as një cent nuk u ngelën atyre për kursim dhe për ndonjë investim  në vendlindje, sikur më parë.  Shumë  të rinjë të profileve të ndryshme, si mjekë,inxhinierë , teknik të informatikës lëshojnë vendlindjen  dhe me lehtësi gjejnë punë . Kështu shprazet  vendi. Ngelin mësues pa nxënës, spitale pa mjek, ndërtimtaria pa mjeshtri, pa inxhinier etj.

Ja tre muaj se gjendem këtu në Gjermani tek djali im,  me diplomë fakulteti  dhe reja ime gjithashtu ekonomiste e diplomuar, po pse familja ime nuk ishte anëtare e BDI-së  ( edhepse ka pas raste kur kemi votuar për BDI-në) dhe me suksess i kanë kaluar filtret e anketimit, nuk i pranuan në punë  si administrator. Pas 13 vite diplomimi, ishin të detyruar të marrin rrugën e  “ gurbetit” –migrimit. Gjatë këtyre tre muajëve, si kurijoz që jam, pash shumë gjëra nëpër shkollat dhe çerdhet ( ku çdo ditë i shoqëroja nipin e mbesën time), vërejta kushte super moderne të çerdheve dhe shkollave: me bazene-pishina, (orë e veçantë NOTIMI) këndi për lojëra, palestra dhe fusha sporti , në kushte të mira higjenike .Në të ardhmen këtyre fëmijëve, sipasa ftësive dhe aritjeve u sigurohet  vendi punës. Për rikualifikime dhe avansime në punë shteti –firma u ua paguan trajnimet dhe pas çertifikimit paguhet  më shumë.

ÇKA MË BRENGOS MUA? Hasi nëpër shitore apo shetitore prind të cilët, nëna me babanë, ndërmjet vedi  komunikojnë shqip  kurse me fëmijët e tyre folin gjermanishtë. Të rejat, duke dashur të “tregohen” se janë të integruara, kalojnë me djem të përkatësive tjera etnike , por ma shumë më gjerman. Nëpër shumë vende pune, si në tregëti apo sportele administrative, ka shumë femra shqiptare të punësuara, të cilat, klientët shqiptarë  aspak nuk i përshëndesin ,  e mos flasim për komunikim në gjuhën e nënës – në shqip. Rasti më eklatant ka ndodhur kur unë në një shitore blej sendet e nevojshme, pranë meje ishte një punëtore – femën, që aranzhonte  artikujtë nëpër rafte. Në ate kohë, nga autoparlanti dëgjohet  zërri ( në gjuhën gjermane) Qëndresa të paraqitet në arkën num.2. Kjo e la aranzhimin dhe u drejtua drejtë arkës .Kolegëja e saj ,pasi kishtë myshterinjë kallaballëk në udhëzoi të kolegeja e saj, Qëndresa. Si e kërkon bontoni e përshëndes në shqip dhe e pys “ti  je  Që ndresa”? Ajo, jo se, nuk ma këtheu përshëndetjen (MIRËDITA) , por, me  “ VAS?”-ÇKA? ironike dhe  përbuzëse ,sikur gjoja nuk më kupton, me të cilën sjellje më indinjoi shumë dhe thash me vete: KAH PO SHKOJNË KËTA TË RINJË? Njashtu ndodh në atobusë e trenat. Moj shqiptare mos u turpëro të deklarohesh shqiptare! Ndiqeni  modën “stilin”, për këte nuk u pengon përkatësia etnike, byles gjermanëve aspak nuk u intereson kjo, por ju devalvoni veten.

Mburem kur shoh dhe dëgjoj se si një shqiptare/ shqiptarë  ka arijtë të bëhet  deputetete , SPECIALIST  me famë në Amerikë,Zvicër Danimarke ose në Norvegji dhe nuk e mohon përkatësinë  etnike.Ato përveç se lartësojnë vetveten ato lartësojnë edhe  kombin shqiptarë. SHQIPTARË VETËDIJËSOHUNI! O ZOT, UDHËZOI NË RRUGË TË MBARË KËTO SHQPTARË/RE!

Shkruan: ZEJNULLA SALIHI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button