Rinia e Lëvizjes BESA vendosi t’i sensibilizojnë kompetentët duke improvizuar rrethrotullim (VIDEO)

Përderisa komuna është në gjumë dimëror, në udhëkryqin e Ilindenit te shkolla e mesme e medicinës ku nuk ka rrethrrotullim e as semaforët nuk punojnë,vazhdimisht ndodhin aksidente, kështu u shprehën sot nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA në një konferencë për shtyp, ata vendosën një rrethrrotullim të improvizuar duke apeluar deri te kompetentët e komunës që sa më shpejtë të ndërmarrin masa, shkruan Portalb.mk. 

Qamili nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA potencoi që nuk mjafton fakti që ky vend nuk ka rrethrrotullim, por as edhe ata semaforë që janë vendosur nga Komuna e Tetovës, nuk funksionojnë tash disa muaj, gjë kjo që sipas tij krijon rrezik për studentët, nxënësit si dhe kalimtarët e rastit.

“Në këtë udhëkryq, kanë ndodhur një sërë aksidentesh, që kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dëme material, por komunën tonë si duket e ka zënë gjumi dhe nuk sheh më larg se qendra e Tetovës, dhe ndaj këtij problem as që kanë reaguar e lere më të marrin masa për rregullimin e problemit. Edhe pse rreth rrotullimi do ishte një zgjidhje ideale për parandalimin e aksidenteve, megjithatë organet komunale zgjodhën që të vendosin semaforët, por, siç edhe mund të i shihni, semaforët ka muaj që nuk punojnë, dhe për pasojë, studentëve, vozitësve por edhe kalimtarëve të rastit iu krijohen telashe gjatë kalimit të rrugës, duke rrezikuar edhe jetët e tyre” deklaroi Albi Qamili nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, Tetovë.

Rinia e kësaj partie vendosën një rrethrrotullim të improvizuar në këtë vend, kështu duke dashur të përçojnë mesazh sensyibilizues deri te kompetentët që sa më shpejtë të ndërmarrin masa.

“Duke mos dashur që të rrimë duarkryq, sikurse komuna jonë, ne rinia e Lëvizjes BESA, vendosëm sot, që në shenjë sensibilizimi të opinionit, por edhe në mungesë të buxheteve, (sepse dihet buxhetin e ka komuna), ta vendosim këtë rreth rrotullim të improvizuar,  me shpresë se, udhëheqësin e komunës tonë, do e zgjojmë nga gjumi dimëror dhe do merr masa për zgjidhjen e këtij problemi.
Apelojmë organet kompetente që të marrin masa ndaj këtij problemi, që të mos presim të ketë ndonjë viktime dhe më pastaj të hapim sytë, ashtu sikurse është pritur për shumë probleme tjera nëpër qytet” deklaroi Albi Qamili nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA, Tetovë.

Rrethrotullimi i improvizuar nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA.
Rrethrotullimi i improvizuar nga Forumi Rinor i Lëvizjes BESA.

Portalb.mk vazhdimisht ka informuar për mos funksionimin në rregull të semaforëve në Komunën e Tetovës, problem ky që tangon qytetarët e Tetovës disa vite tani. Përkundër kësaj, Kompania e njëjtë me vite të tëra ka fituar tenderin për mirëmbajtjen e semaforëve në Tetovë, vetëm katër vitet e fundit nga taksapaguesit tetovar, kjo kompani ka fituar rreth 100.000 euro për mirëmbajtjen e semaforëve.

LEXO:Banorët e Tetovës të rrezikuar nga jofunksionaliteti i semaforëve (VIDEO)

Ndryshe, vetëm vitin e fundit në Tetovë janë regjistruar 784 aksidente trafiku me gjithsej 8 viktima, 45 persona me lëndime të rënda trupore dhe 441 raste me dëme materiale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button