Qeveria e Greqisë paguan familjet me nga 2 mijë euro për çdo lindje

Në përpjekje për të nxitur familjet e reja që të kenë fëmijë, Qeveria e Greqisë është duke dhënë një shumë prej 2 mijë euro për të fëmijë të lindur.

Kjo masë e cila erdhi në fuqi në fillim të këtij viti ka synim që ta ndalojë shkallën e rënies së natalitetit, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Për herë të parë në historinë moderne të këtij shteti, numri i popullsisë ka filluar të bie.

Kjo siç thuhet po ndodhë për disa arsye, përfshirë mungesën e kujdesit mjekësor në disa zona si dhe masat shtrënguese të Greqia i ka vënë ndër vite.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button