Treni për në aeroport prioritet në projektet për transport për të cilat do të kërkojmë mjete nga BE-ja

Ministria për transport dhe lidhje e ka përfshirë si prioritar projektin për ndërtim të lidhjes hekurudhore nga Qendra transportuese deri në Aeroportin ndërkombëtar Shkup në listën e projekteve për të cilat në të ardhmen do të kërkojnë mbështetje nga BE-ja dhe nga institucionet tjera ndërkombëtare financiare. Nga kjo ministri për “Meta.mk” thonë që në gjysmën e dytë të vitit 2019 në Sekretariatin për Çështje evropiane e kanë parashtruar listën indikative për projekte nga fusha e transportit, ku ky projekt është futur si prioritar, transmeton Portalb.mk.

“Idenfitikimi i nevojave/projekteve në këtë listë është parakusht që të mund të kërkohet financim nga BE-ja ose nga institucionet tjera ndërkombëtare – theksojnë nga Ministria për transport dhe lidhje”.

Nga Ndërmarrja publike për infrastrukturë hekurudhore Hekurudhat e RMV qysh në tetor të vitit të kaluar kanë deklaruar që janë të gatshëm të jenë bartës të projektit për instalim të lidhjes së drejtëpërdrejtë hekurudhore ndërmjet Qendrës së Shkupit dhe aeroportit. Prapë se prapë, për realizimin e saj do të hartohet fizibiliti studim dhe dokumentacion i projektit, si dhe të sigurohen financa për projektin. Të gjithë këta hapa për realizim të projektit do të duhet të financohen nëpërmjet sigurimit të mjeteve prej institucioneve ndërkombëtare financiare.

Ministria për transport dhe lidhje tash më e ka përfshirë projektin, e inkorporimit të trenit deri në aeroport, në Strategjinë Nacionale për transport për periudhën 2018-2030. Vlerësimet e para janë që për realizim të këtij projekti do të nevojiten 30 milionë euro. Me këtë ndërmarrje do të duhet të ndërtohet nyje e re hekurudhore nga stacionet Ilinden ose Milladinovci, si dhe stacion hekurudhor në Aeroportin ndërkombëtar Shkup.

“Meta.mk” në periudhën e kaluar në disa raste ka shkruar që instalimi i linjës hekurudhore do t’u mundësojë qytetarëve të udhëtojnë deri në aeroportin e Shkupit dy herë më shpejtë dhe për tre deri në katër herë më lirë në krahasim me linjën ekzistuese të autobusit. Njëkohësisht, treni i aeroportit mund të përdoret edhe nga popullata lokale dhe qytetarët të cilët punojnë në Ilinden dhe Milladinovci për udhëtime të përditshme drejt qendrës së Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button