Mariçiq: Metodologjia e re jep kornizë reale për rrjedhën dhe kohëzgjatjen e negociatave

Metodologjia e re si dokument ende nuk ka dalë. Deri në momentin e fundit mund të pësojë ndryshime. Ajo që mund të shihet nga projekti është që para se gjithash ai është dokument politik në vend burokratik, deklaroi koordinatori nacional për integrim në Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq për Portalb.mk.

Sipas tij, Ballkani përshkruhet si rajon gjeostrategjik dhe ky është moment i ri, ndërsa i pari, gjegjësisht thelbi i rregullave të BE-së, është klasteri më i rëndësishëm, ai që ka qenë deri tani, thotë kapitujt 22 dhe 23.

“Ai është i hapur gjatë tërë kohës së negociatave. Progresi në klasterët tjerë do të varet nga ky progres. Për herë të parë klasteri nuk ka afat kohor ndërsa për të tjerët mund të kufizohet, nëse ka progres, dhe të mbyllet një vit. Është mirë që në këtë mënyrë negociatave iu jepet kornizë reale deri kur mund të zgjasin. Asnjë kapitull nuk fshihet por vetëm riorganizohet”, deklaroi Mariçiq.

Kyçe për sundimin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve demokratike – në këtë mënyrë formalizohet ndjekja, thotë Mariçiq dhe shton se do të ketë edhe plan të hollësishëm veprimi dhe më intensivisht do të ndiqet prej të gjitha shteteve.

Rreth ligjit të PP, Mariçiq deklaroi se thirrja deri te të gjithë deputetët është dërguar dhe është e hapur.

“Punojmë me të gjitha grupet e deputetëve, por a do të kemi sukses do ta kuptojmë më 12 shkurt”, thotë Bojan Mariçiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button