Ndalesë për automjete të rënda në Strazhë, Gjavatë dhe Gostivar-Mavrovë-Dibër

Për shkak të reshjeve të borës, ndalesë për automjete të rënda ngarkuese prej mbrëmë ka në drejtimet rrugore Gostivar-Kërçovë përmes grykës malore Strazhë dhe Gostivar-Mavrovë-Dibër, ndërsa prej orës 3:30 është vendosur ndalesë në drejtimin rrugor Manastir-Resnjë përmes grykës malore Gjavatë.

Nga NP Rrugët e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet rrjedhshëm nëpër rrugë të lagështa, vende-vende me mbetje të borës pas intervenimit të ekipeve kujdestare.

Reshje të borës ka në pjesën veriore, perëndimore dhe jugperëndimore të Republikës.
NP Rrugët e Maqedonisë bën thirrje për vozitje të kujdesshme dhe adaptim të shpejtësisë ndaj kushteve në rrugë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button