Austri, 11 000 familje pa energji elektrike si pasojë e motit të keq

Moti i keq dhe erërat e forta që kanë goditur disa pjesë të Austrisë lanë sot mijëra banorë pa energji elektrike.

Një zëdhënës i furnizuesit të energjisë elektrike në Austri deklaroi se 11 000 prej klientëve të tij nuk kishin energji elektike, transmeton BalkanWeb.

Zona Schaerding, e ndodhur pranë kufirit gjerman, ishte zona më e goditur.

Erërat e fuqishme arritën në 110 kilometra në orë, duke shkaktuar rënien e pemëve, bllokimin e rrugëve, dhe dëmtimin e energjisë elektike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button